Rama largon shitësit ilegalë te stacioni i trenit: I kemi shpall luftë ilegalitetit
Lexohet për: 2 min.
komuna e prishtines
1 vit më parë
Linku u kopjua

Inspektorati i komunës së Prishtinës pas më shumë se dy dekadash, përmes një aksioni sot ka nis rrënimin e disa ndërtimeve pa leje por edhe largimin e shitësve ilegalë afër stacionit të trenit.

Nga ky aksion inspektues i cili pritet të zgjas edhe ditëve në vijim, do të largohen mbeturinat inerte dhe të tjera nga këto hapësira.

I pranishëm ishte edhe kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, i cili u shpreh se kjo hapësirë që po lirohet do të shfrytëzohet si park për qytetarët e zonës.

I pari i kryeqytetit theksoi se si komunë i kanë shpall luftë ilegalitetit, ndërsa shtoi se po shtojnë kapacitetet inspektuese.

“Keni parë që intervenime të tilla kemi marrë në shumë pjesë të kryeqytetit dhe po vazhdojmë me i çliruar hapësirat publike dhe ua kthye qytetarëve... Kemi shpall po them një luftë kundër ilegalitetit i cili e ka sjell Prishtinë në gjendje që ka qenë“, theksoi ai.

Ndërsa, drejtori i Inspektoratit të Prishtinës, Florian Dushi u shpreh se aksioni i sotëm do të vazhdojë edhe për disa ditë, pasi nevojitet pastrim masiv i mbeturinave inerte dhe të tjerave.

Dushi tha se edhe në aspektin ligjor kanë ndërmarrë të gjitha hapat karshi shfrytëzuesve ilegal të kësaj zone.

Kurse, drejtoresha e Parqeve dhe Hapësirave Publike, Donika Çeta u shpreh se varësisht prej kërkesave të qytetarëve do të vendoset edhe mënyra e organizimit të këtij parku që pritet të ndërtohet në këtë zonë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024