Rama kërkon nga BE-ja mbështetje më të madhe për vendet e Ballkanit Perëndimor
Lexohet për: 2 min.
rama-bled-senate
1 vit më parë
Linku u kopjua

Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni kanë shprehur nevojën për anëtarësim më të shpejtë në Bashkimin Evropian. Por, kritikuan BE-në se për shkak të qasjes burokratike dhe bllokadave të vendeve anëtare po nxisin euro-skepticizëm dhe acarim tek qytetarët e ballkanas.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se Bashkimi Evropian duhet të përkrahë më tepër shtetet aspiruese për anëtarësim.

Megjithëse nënvizoi se BE ka bërë hapa progresivë, duke përmendur edhe deklaratën e presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, që ka thënë se synimi për zgjerimin e radhës të Bashkimit Evropian do të jetë viti 2030.

“Jam shumë i lumtur që të shoh që një lider të flasë njëlloj si në darkë ashtu dhe në forum. Fantastike kjo gjë! Janë disa hapa progresivë, jo se besoj që ne në 2030 do të jemi pjesë e BE-së me thënë të drejtën...”, tha ai.

Hapa më të shpejtë për anëtarësim në BE kërkoi edhe kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Më kritik ndaj BE-së u shfaq kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Ndërkaq, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se në vendin e saj ka euro-skepticizëm për shkak të negociatave të stërzgjatura të BE-së.

/E.Zeqiri/

https://kosovapress.com/admin/kurti-normalizimi-i-marredhenieve-me-serbine-i-veshtire-duhet-zbatuar-marreveshja-baze/
https://kosovapress.com/admin/michel-be-ja-dhe-vendet-kandidate-te-jene-te-gatshme-per-zgjerim-deri-ne-vitin-2030/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025