Rama kërkon bashkëpunim më të madh: Premtimet e Samitit të Berlinit s’u realizuan plotësisht
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kërkuar bashkëpunim më të madh të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe atyre jo anëtare.
Në hapjen e punimeve të Samitit të Berlinit që po mbahet në Tiranë, Rama tha se i njëjti është një moment historik për fqinjësinë e mirë mes gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Megjithatë, Rama tha se premtimet ekonomike të Procesit të Berlinit, i cili ka nisur para nëntë viteve nuk janë zbatuar plotësisht.
Ai përmendi një deklaratë të ish-kancelares gjermane Angela Merkel se demokracia pa infrastrukturë nuk mund të funksionojë.
"Premtimet ekonomike të Procesit të Berlinit nuk janë realizuar plotësisht", tha ai.
Mirëpo ai u shpreh i lumtur me angazhimin dhe hapat konkret të Komisionit Evropian për mbështetjen ekonomike ndaj rajonit ballkanik.