Rama e krahason Adem Jasharin me prometeun grek
Lexohet për: 3 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Edhe Kuvendi Komunal i Prishtinës, ka përkujtuar jetën dhe veprën e familjes Jashari dhe komandantit legjendar Adem Jashari, për të cilin thanë se qëndresa e Adem Jasharit u vjen sikur të ishte një jehonë e guximit të prometeut legjendar.

Seanca solemne me rastin e 26 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, nisi me një minutë heshtje. Kurse, para të pranishmëve, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama tha emri i legjendarit Adem Jashari u kujton vlerat dhe idealet që ka kombi ynë.

“Qëndresa e Adem Jasharit na vjen bash sikur të ishte një jehonë e guximit të prometeut legjendar që ju e dini të guxoj të sfidoj edhe vet perënditë, pikërisht sikurse prometeu, edhe Adem Jashari, i doli përball një sistemi të shtypur, jo me ndonjë forcë hyjnore as me fuqinë e me kundërsulimit e të gjithë ushtrisë, prapa vetës por me shpirtin e pa mposhtur të atij që refuzon të ndëshkohet dhe që refuzon ta shoh se si po fiket zjarri i lirisë. Emri i Adem Jasharit na bijën si një kujtim i vazhdueshëm i vlerave dhe idealeve për të cilat luftoj dhe u flijua heroi ynë. Sheshi Adem Jashari, Kazerma Adem Jashari dhe Aeroporti “Adem Jashari”, simbolizojnë trashëgimin dhe ndikim e jashtëzakonshëm që ky hero legjendar e ka lënë thellë në idealin e kombit tonë, prandaj të frymëzuar nga jeta dhe trashëgimia që ka lënë Adem Jashari, ne mblidhemi sot sepse zjarri që ndezi ai vazhdon që të ndizet përjetësisht brenda nesh”, tha Rama.

Fatmir Sopi, përfaqësues nga OVL në Prishtinë, tha se liria është fituar fal familjes Jashari. 

Komuna e Prishtinës sot ka hapur edhe një ekspozitë. Ndërsa, nesër e pasnesër do të ketë aktivitete tjera.

Prometeu është figura e një prej produkteve më të vlefshme të mitologjisë greke. Prometeu i takon simbolit të luftës më të hershme, por përherë të re për përparimin dhe lumturinë e njerëzimit.

Prometheu shkel në skenën botërore përmes miteve në kohën kur Zeusi ngritet kundër Titanit Kron për ta vendosur rendin e ri. Titanët e kanë mbrojtur pushtetin e vjetër të Kronit, por Prometheu vehet në anën e Zeusit, ndonëse edhe vetë ka qenë Titan, sepse synonte rendin e ri dhe të drejtë të botës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024