Rama: Deri në fund të vitit do t’i sjellim 30 autobusë të rinj, prej tyre 6 elektrikë
Lexohet për: 1 min.
perparim rama
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se kryeqytetit do t’i shtohen edhe 30 autobusë të rinj, prej tyre gjashtë elektrikë.

Sipas tij, diskutime ka edhe për 50 kombibus elektrikë të cilët sipas tij janë më të vegjël për nga madhësia.

Jemi duke e përpiluar strategjinë e re, e kemi nënshkruar kontratën për 10 milionë euro me IBRD, me Bankën Evropiane të Zhvillimit, do t’i sjellim 30 autobusë shtesë, 6 prej tyre elektrikë”, ka thënë Rama në Debat Plus.

Ai ka folur edhe për trafikun në Prishtinë për çka ka thënë se një prej arsyeve është mbipopullimi i kryeqytetit dhe sipas tij mungesa e rrugëve në raport me zhvillimin e qytetit.

Shpresoj që deri në fund të këtij viti, sepse IBRD është duke bërë prokurimin. Kemi nevojë shtesë jo vetëm të autobusëve, por kemi edhe kombibusëve që duhet të hyjnë nëpër zona ku autbousët e madhësisë së tanishme nuk mund të hyjnë. Jemi në diskutim për 50 kombibusë elektrikë”, ka thënë ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025