Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, në një intervistë për median franceze “Francesoir”, se “çelja e negociatave për anëtarësim në BE është një mundësi e shkëlqyer për të ndërtuar një shtet ligjor, një shtet demokratik që funksionon edhe më mirë dhe i garanton qytetarëve standarde që nuk varen nga njëri apo tjetri, por nga shteti”.
“Çelja e negociatave këtë verë është një lajm shumë i mirë për ne. Kjo na ndihmon të përparojmë. Kur negociohet anëtarësimi në Bashkimin Evropian, krijohet edhe mundësia që të kryhet një proces shumë i thellë mbi vetë veten tonë, sepse është një proces shumë i detajuar mbi ligjet, institucionet, funksionimin e tyre si dhe përmirësimet që i duhen bërë këtyre komponentëve”, tha Rama.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, na priti në rezidencën e tij të pushimeve në Dhërmi, për të folur mbi hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, që u njoftua më 18 Korrik 2022. Sipas Kreut të Shtetit, bëhet fjalë për një hap thelbësor për këtë vend të Ballkanit, që për shumë kohë ka qenë nën zgjedhën e diktaturës komuniste.
Shqipërisë sapo i është dhënë një fillim i ri. Kur vendosët të anëtarësoheni në BE dhe pse e keni bërë këtë zgjedhje?
Kur ishit fëmijë, ndërkohë që jetonit nën regjimin komunist, e mendonit që Shqipëria do të hynte një ditë në BE?
Kurrë. Gjatë periudhës së komunizmit, as nuk e mendonim që ky drejtim do të ndryshonte ndonjëherë. Sigurisht që në fund të kësaj periudhe, me rënien e murit dhe rëniet e njëpasnjëshme të regjimeve të ndryshme në vendet e Lindjes, filluam edhe të imagjinonim se gjërat mund të ndryshonin.
Kjo është hera e parë që ne po bëjmë një zgjedhje të lirë. Ne duam t’i përkasim familjes europiane. Breza të tërë nuk e kanë njohur e patur kurrë këtë mundësi.
Kombi ynë, shoqëria jonë, ka më në fund mundësinë të zgjedhë se ku do të jetojë e me çfarë normash. Është një ndjesi që vështirë të mendohet ndryshe.
Jo, në fakt, ka qenë shumë e lehtë. Ka qenë një zgjedhje kolektive, e përbashkët, ndërkohë që për çështje të tjera, komponentë të ndryshëm të shoqërisë tonë e kanë të vështirë të bien dakord. Për këtë çështje, zgjedhja ka qenë unanime.
Më konkretisht, çfarë do të ndryshojë në përditshmërinë e shqiptarëve? A do të ndryshoni monedhën?
Për më tepër, Shqipëria ka qenë vendi më i izoluar nga vendet komuniste. Ne nuk kishim marrëdhënie e shkëmbime madje as me vendet e Lindjes që i përkisnin dikur bllokut komunist.
Ne, ishim Korea e Veriut e Europës. Ky është një ndryshim thelbësor shumë i thellë.
Shqiptarët janë fantastikë kur bëhet fjalë për përshtatje. Në të gjitha vendet ku shqiptarët kanë emigruar, ata kanë shkëlqyer, cilado qoftë puna që kanë bërë. Jashtë shtetit, ata luftojnë e gjithmonë ia dalin. Këtu, mund të jetë më e vështirë, sepse bëhet fjalë për krijimin e një komuniteti pune e vlerash, sepse është edhe çështje traditash, kulture dhe historie. Por do ia dalim!
Shqipëria ka ndryshuar vërtetë shumë. Kryeqyteti, Tirana, ka ndryshuar shumë. Është bërë një qytet modern e dinamik, shumë ndryshe nga Tirana e viteve të ‘plumbit’.
Lidhur me këtë, keni shembullin e Korsikës ku janë vënë rregulla strikte sa i përket ndërtimeve.
Korsika është një shembull i shkëlqyer, por është e vështirë të bëhet e njëjta gjë në Shqipëri. Do na duheshin Korsikët! (qesh)
Ne duhet të veprojmë ndryshe.
Ju keni që tani një numër projektesh investimi në infrastruktura turistike si dhe për të ndjekur ‘boom-in”. Jeni gjithashtu në diskutime me grupin francez Accor?
Gjëja e parë që më tha kur helikopteri u ul në tokë, është që ne po qëndronim mbi një minierë ari. Kur u kthye në Francë, ai nxiti vizitën e parë të grupit Accor në Shqipëri. Në fakt, ata e pohuan që nuk e kishin menduar ndonjëherë operimin e tyre këtu, por gjatë vizitës u mahnitën, e sot kanë disa kontrata këtu.
Melia Grup ka lidhur gjithashtu një numër kontratash për hotelerinë e nivelit të lartë, që mungon në Shqipëri. Është e rëndësishme që të zhvillohet kjo ofertë, që supozohet të modifikojë edhe tipologjinë e turistëve në 5 vitet e ardhshme. Në fakt, kemi që tani një rritje të rëndësishme për ofertat e turizmit klasik, e nuk duam të krijojmë efektin e turizmit në masë, por t’a diversifikojmë këtë sektor.
Po, mendoj që mungojnë ende disa gjëra, por jemi në rrugën e duhur. Vendi është i vogël, i bukur e mikpritës. Ushqimi është i mirë dhe mund të hash mirë kudo, si në restorantet e mëdha, po ashtu edhe në rrugë. Shumë shqiptarë janë kthyer në vend pasi kanë punuar në Itali në industrinë e ushqimit, dhe kjo ka patur një efekt shumë pozitiv.
Ju keni një Ministër Turizmi. A është ai mjaftueshëm aktiv e nxitës sipas jush?
Ende nuk kemi zyra turizmit jashtë shtetit, në Francë për shembull, sepse për këtë duhen fillimisht burime, e së dyti sepse gjithmonë mendoj që vetë-promovimi nuk ka të njëjtën besueshmëri si të treguarit e eksperiencës nga vetë turistët, që është promovimi më i mirë që mund t’i bëhet vendit.
Ne kemi patur një reputacion jo të mirë dikur. Në vitet ’90, kur vendi doli nga bunkeri i tij, nuk krijoi një imazh të mirë, dhe kjo na ndoqi për shumë kohë. Tani, kjo po ndryshon. Para 5 vitesh, në Francë ose nuk njiheshim fare, ose njiheshim për keq, e që nga ajo kohë, janë shkruar shumë artikuj pozitivë mbi Shqipërinë, e akoma më shumë turistë francezë që vijnë këtu.
Italia, Greqia, Gjermania, Zvicra, pak në Francë, në Mbretërinë e Bashkuar, në Shtetet e Bashkuara…
Ju jeni artist dhe gjithashtu keni jetuar në Francë. Cila është lidhja juaj me Francën?
Sot kam shumë miq në Francë e gjithashtu një marrëdhënie të mirë me Presidentin. Ne kemi një miqësi që besoj se do të zgjasë edhe përtej pozicioneve tona aktuale, gjë që është e rrallë.
Ne flasim për shumë gjëra e shpesh them me vete sa keq që francezët nuk e njohin. Ai është një njeri intelektualisht kurioz dhe i respektueshëm ndaj të tjerëve.
Si e shihni Shqipërinë pas 10 vitesh?
Pas 10 vitesh, ndoshta do të jetë në BE, nëse BE mbetet siç është tani. Në fakt, bota sot ndryshon shumë shpejt, mjafton të shihni situatën aktuale.
Si e keni menaxhuar krizën e COVID-19?
Kemi patur një karantinë shumë të rreptë, që e kemi vënë në zbatim shumë shpejtë. Më pas, mbajtëm vetëm disa prej ndalimeve e shumë shpejtë u rihapëm për turizmin. Nuk i kemi mbyllur kurrë kufinjtë tanë.
Ne po i ndiqnim me shumë kujdes rastet dhe situatën në spitale për të vepruar sa më mirë sipas situatës. Duhej të gjenim një ekuilibër me pjesën tjetër të jetës e veçanërisht me ekonominë. Për më tepër, ju e dini, shqiptarët nuk janë të predispozuar të ndjekin shumë rregulla për një kohë të gjatë. Kjo mënyrë funksionoi dhe ja dolëm!
I keni ndjekur rekomandimet e OBSH?
Mendoni që në Francë rregullat ishin shumë të rrepta? Ne kemi patur mbyllje të forta.
Ne kemi patur vetëm një mbyllje në fillim të pandemisë, dhe nuk kemi patur shtetrrethim.
Ka qenë shumë efektiv dhe tashmë na duhet të jetojmë me COVID-19.
Si ja bëni ju në krye të një shteti si Shqipëria? Jeni të detyruar të ndiqni OBSH? A vendosni vetë për rregullat apo konsultoheni me këtë organizatë?
Duke parë mbrapa në kohë, çfarë do të kishit bërë ndryshe?
Do të kishim bërë të njëjtën gjë. Nuk i mbaj mend shifrat ekzakte, por rezultati është mirë.
Jo, nuk kemi patur një rritje eksponenciale të rasteve.
Pyetja ime e fundit lidhet me islamin. Një pjesë e madhe e popullsisë në Shqipëri përbëhet nga myslimanë, praktika fetare e të cilëve shpesh konsiderohet një model europian, për shkak të pikëpamjes shumë liberale për fenë. Si e shpjegoni këtë?
Unë jam katolik, gruaja ime është myslimane dhe fëmijët nga martesat tona të mëparshme janë ortodoksë. Ne kemi një fëmijë bashkë, i cili do të vendosë vetë për veten e tij. Kështu e jetojmë ne fenë! Për më tepër, nëse kemi patur ndonjëherë shenja radikalizimi, ato ishin sporadike e nuk zgjatën.
Çfarë mesazhi do t’u jepnit francezëve?