Në ditën e dytë të Samitit “Ambienti, Shoqëria dhe Qeverisja”, të përqendruar në temën “Tranzicioni në ekonominë e gjelbër” të organizuar nga Raiffeisen Bank është hapur panairi përmes të cilit rreth 40 biznese të reja kanë prezantuar aktivitetet e tyre biznesore që kontribuojnë në agjendën e gjelbër.
Antigona Bejtullahu, drejtuese e Departamentit për Qëndrueshmëri dhe Komunikim në Bankën Raiffeisen, tregoi se krahas paneleve të diskutimit, në kuadër të Samitit ESG, banka ka përfshirë edhe mundësinë e promovimit të bizneseve të reja të fushave të ndryshme.
“Samitin e kemi konceptuar në atë mënyrë që të munden edhe bizneset e reja dhe inovative me iu dhënë hapësirë me i tregua idetë e tyre kreative, e sidomos në pikat e inovacionit dhe teknologjisë që përdoret për trancizionit e gjelbër...Pjesën tjetër e kemi pas agrikulturën e qëndrueshme ose regjenerative kemi biznese që merren me agrikulturën e re në formën e re, jo në formën e vjetër si përpara të cilët përdorin pesticide natyrale në mënyrën se si i prodhojmë pemët dhe perimet janë shumë më natyrale. Mandej e kemi pas ekonominë qarkore e cila është një prej pikave kyçe edhe për tregun e Kosovës, por edhe ne si bankë e kemi ndoshta fokusin kyç për t’i ndihmuar bizneset për të kaluar nga ekonomia lineare në ekonomi qarkore ku krejt prodhimi i tyre është pa mbetje ose mbetje minimale”, theksoi Bejtullahu.

“I kemi 40 biznese këtu, 17 prej tyre janë komplet biznese të reja të cilat kanë aplikuar, ndërsa pjesa tjetër janë që i kemi klientë dhe i kemi ftuar me tregu bashkë me krejt pjesëmarrësit e Samitit cilat janë idetë e tyre dhe planifikimet....prej atyre që nuk janë partner të bankës i kemi përkrah në forma të ndryshme përmes BOODS UNDP-së, apo akseleratori apo inkubatori tjetër. Ndërsa, tjetër që janë klientë tanë ne i financojmë në kredi dhënie që lidhen me kriteret ESG, të cilat kanë ndikim pozitiv dhe presim ky ndikim me u rrit dhe ky është synimi i panairit që të shohim idetë e tyre t’i përkrahim dhe t’I promovojmë“, u shpreh ajo.
Bashkë-themeluesi i kompanisë “Enchele”, Bajram Ilazi theksoi se produktet e tyre kanë për qëllim të rrisin efiçiencën energjetike dhe në zhvillimin e tyre Raiffeisen Bank ka luajtur një rol të madh.
“Kompania merret me zhvillimet e sistemit për optimizmin e konsumit të energjisë në ndërtesa, zyre komerciale dhe rezidenciale. Sistemi e ka për qëllim për me rrit efiçiencën e konsumit të energjisë duke u lëshuar vetë klima e u ndaluar sipas nevojës dhe kërkesave të useri....dhe në këtë mënyrë arrin me ruajtur energji deri në 30% në krahasim me sistemet ekzistuese në treg....Krijon kontakte të reja njerëzit më shumë vetëdijesohen këto janë shumë të mira për promovimin e produkteve ekzistuese që kompanitë i kanë dhe në këtë mënyrë krijohet njëfarë notework mes konsumatorit potencial dhe bizneseve....Ne jemi klient të Raiffeisen dhe gjatë tërë procesit të zhvillimit të bizneset kemi qenë klient dhe kemi kaluar shumë mirë me Raiffeisen dhe shërbimet e tyre dhe vizioni i tyre përputhet shumë me objektivat tona si biznes”, u shpreh Ilazi.
Rreze Vorfi nga kompania hidro-sanitare “Viola” theksoi se përmes këtij panairi po u ofrohet mundësia e promovimit të pompës termike që ata e prodhojnë, produkt ky i cili ndikon në efiçiencë të energjisë.
Edhe pjesëmarrësi tjetër në panairin në kuadër të ESG Samit nga kompania “Deniviki”, Denis Ademi theksoi roli që panairet kanë në promovimin e punës së tyre e cila ndikon në ulje të ndotjes në vendin tonë.
“Panairet e tilla na ndihmojnë neve shumë se jemi firmë e re i kemi 2 vite e gjysmë hapje të biznesit. Panairet janë shumë të nevojshme për bizneset sepse promovojnë produktet e tyre dhe punën që e bëjnë.....Kjo ndikon shumë mirë se nuk ka nevojë të ndotet as natyra dhe as ambienti këto riciklohen dhe është më pastër për të gjithë“, u shpreh Ademi.
Përmes Samitit ESG u theksua nevoja për shtimin dhe vetëdijesimin drejtë tranzicionit të gjelbër për një zhvillim të qëndrueshëm.
Përgjatë dy ditëve të Samiti u bënë të ditura nismat ndërkombëtare e vendore të cilat po ndërmerren me qëllim të shkuarjes drejt një ekonomie të gjelbër. /B.Ibishi/