Rahoveci ndriçohet me drita smart, projekti i parë në Kosovë
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua
Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi në mbledhjen e mbajtur sot në Kuvendin Komunal, ka theksuar se qyteti është duke u pajisur me ndriçim publik më ndryshe se në projekte të tjera. Ai tha se dritat të cilat po vendosen janë projekt i parë në Republikën e Kosovës të ndara për komunën e Rahovecit.
Latifi tha se në qytet është duke u realizuar një punë shumë e madhe dhe se ndriçimi publik po zgjerohet edhe në zona tjera jashtë qytetit.
“Zgjerimi i ndriçimit publik është projekt që po vazhdon pra edhe ndërrimi i dritave efiçiente vendosja e dritave të reja efiçiente digjitale po vazhdon, ndoshta për herë të parë jam i kënaqur me operatorin ekonomik siç është ky që po merret me digjitalizimin e rrjetit të ndriçimit publik”, tha Latifi.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.
Sot (e mërkure) në mbledhjen e njëmbëdhjetë të Komunës së Rahovecit, u diskutua po ashtu edhe për projekte të tjera të kësaj komune./A. Drenica