‘Radio 1’ shënon ditëlindjen e tretë
Lexohet për: 2 min.
rrr
2 vite më parë
Linku u kopjua

Më 4 Korrik 2019, në ditën e Pavarësisë së SHBA-ve, ‘Radio 1’ filloi sinjalin testues në frekuencën rajonale 98.0Fm.

‘Radio 1’ në hapësirën radio-difuzive shqiptare erdhi si kërkesë imediate e kohës.

Tre muaj, para fillimit të projektit ‘Radio ‘1, filloi Portali ‘Njeshi’ tani pjesë e ombrellës së përbashkët mediale. Është medium i pavarur dhe i paanshëm.

‘Radio 1’ filloi me 11 punonjës të dëshmuar me eksperiencë 20-vjeçare në radio-gazetari, staf themelues i ish-Radio Dukagjinit në vitin 1999, ndërsa sot, ‘RADIO 1’ bashkë me Portalin ‘Njeshi’, numërojnë staf me 18 punëtorë të rregullt dhe 3 të jashtëm.

Që nga hapi i parë, Projekti ‘Radio 1’, gëzoi mbështetjen e madhe gjithë popullore dhe përkrahjen e parezervë e të sinqertë të bizneseve dhe kompanive të fuqishme kosovare me bazë nga Peja. Krahas kësaj projekti u mbështet fuqishëm nga mërgata shqiptare nëpër botë, veçanërisht ajo në ShBA dhe Londër.

Kryeredaktori i ‘Radio 1’ & Portalit ‘Njeshi’ është Fitim Behluli.

Drejtor i parë ka qenë Arben Rexhepi, ndërsa ai aktual Arbër Grabovci.

Tendencat e rritjes dhe shtrirjes vazhdojnë.

Stafi aktual përbëhet prej:

Arbën Rexhepi – Autor Emisionesh

Arbër Grabovci – Drejtor & gazetar Sportiv

Blin Behluli – Teknik

Dukagjin Binakaj – Redaktor i Muzikës së huaj

Ervin Behluli – Drejtor Teknik

Eroll Grapci – Kryeteknik

Enver Pishtani – teknik

Fitim Behluli – Kryeredaktor & gazetar

Flora Rama – Përgjegjëse e Marketingut

Festim Topalli – Redaktor i Sportit

Genc Syka – gazetar

Kushtrim Gacaferi – gazetar

Linda Gjakova – Redaktore përgjegjëse & gazetare

Mehmet Trakaniqi – gazetar

Orest Grapci – Kryeteknik

Rina Krasniqi – moderatore

Venera Berisha – Redaktore përgjegjëse & gazetare

Shpresa Rama – Redaktore përgjegjëse e Muzikës

Selia e medias ndodhet në Pejë dhe Peja në mesin e shumë epiteteve që e identifikojnë, si qytet i artit, muzikës, kulturës, teatrit, kampionëve sportiv të botës, patriotëve e atdhetarëve, intelektualëve, i Lidhjes ‘Besa-Besë’, njihet edhe si qytet i Radios.

Ekipi mendon se ka bërë kthesë të madhe, duke mbetur i vetmi që vepron me seli jashtë kryeqendrës Prishtinës, duke ofruar program kombëtar dhe duke ja dalë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025