Radev vlerëson përpjekjet e Bosnjës në rrugën drejt integrimit në BE
Ballkani
Lexohet për: 1 min.
Radev vlerëson përpjekjet e Bosnjës në rrugën drejt integrimit në BE
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev, gjatë një vizite sot në Bosnje dhe Hercegovinë, vlerësoi vendin për reformat e tij dhe shtoi se Sofja zyrtare me kënaqësi do të ndajë përvojën e saj për integrim të suksesshëm evropian.

Radev foli në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryesuesin e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Denis Beçiroviq, njoftoi se delegacionet bullgare dhe boshnjake përshkruan masat dhe prioritetet në rrugën e Bosnjë Hercegovinës drejt BE-së.

"Përmenda politika specifike, delegacionet [të dy vendeve] ndanë njohuri specifike. Ajo që është më e rëndësishme është konsolidimi i përpjekjeve në vend. Vendi ka nevojë për konsensus. Unë e kuptoj sistemin politik, strukturën shtetërore të Bosnjës. dhe përgëzoj lidershipin politik për arritjen e konsensusit dhe një mirëkuptimi për çështje specifike, pavarësisht nga sistemi kompleks," tha ai.

Radev u takua edhe me anëtaren serbe të Kryesisë së Bosnjë dhe Hercegovinës, Zhelka Cvijanoviq, e cila u pasua me bisedime plenare ndërmjet delegacioneve të vendeve. /BTA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024