Qyteti i Nagoldit në Gjermani kërkon binjakëzim me qytete nga Kosova e Shqipëria
Lexohet për: 3 min.
gjermani-1
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Në një intervistë ekskluzive, kryetari i qytetit të Nagoldit të Gjermanisë, Jürgen Großmann, flet për mundësinë e binjakëzimit me qytete nga Kosova, rolin e komunitetit shqiptar në këtë qytet gjerman.

Kryetari i Nagoldit ndau perspektivat e tij për kontributin e shqiptarëve në zhvillimin e qytetit dhe iniciativat që mund të forcojnë lidhjet/binjakëzimin në fushën  kulturore dhe ekonomike midis qytetit të Nagoldit dhe qyteteve të Kosovës dhe Shqipërisë.

Gjatë intervistës, ai thekson se një binjakëzim/ bashkëpunim i tillë mund të sjellë përfitime të ndërsjella dhe të hapë dyer për projekte të reja që do të ndihmojnë në avancimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe mirëqenien e komuniteteve përkatëse. Großmann, vë theksin në interesimet që duhet të vijnë nga shqiptarët.

Të gatshëm për të shtyrë para procesin e binjakëzimit dhe për ndihmuar dhe përkrahur iniciativat për fillim të binjakëzimit të këtij qyteti me qytete nga Kosova, janë edhe në Shoqatën Kulturore Shqiptare të Nagoldit.

Kryetari i Komunës Großmann, flet se si mund të filloj ky bashkëpunim dhe të zhvillohet më tutje.

Duke folur për rolin e shqiptarëve në qytetin e Nagoldit, ai thekson se në kuadër të Komunës ka një Bord Këshillimor të Integrimit, në të cilin janë të përfshirë edhe shqiptarët.

Nuk e le pa folur për vlerësimin që i bëhet nga shqiptarët dhe rolin që kanë pasur ata në zgjedhjen e tij për kryetar të komunës,  Großmann, e vlerëson këtë, pavarësisht se thekson se është kryetar i të gjithëve pa dallim nëse e kanë votuar apo jo.

Në fund të intervistës, kryetari i qytetit të Nagoldit të Gjermanisë, vlerëson lart kontributin e shqiptarëve për qytetin e Nagoldit dhe Shoqatën Kulturore Shqiptare që drejtohet nga Zeqir Gashi.

Kryetari i Shoqatës Kulturore Shqiptare, Zeqir Gashi, tregon se mundësinë e binjakëzimit të qytetit të Nagoldit me qytete nga Kosova. Ai ka biseduar edhe me kryetarin e komunës së këtij qytetit dhe se janë duke punuar në këtë drejtim. Ai e vlerëson përkrahjen që kanë pasur nga Komuna e Nagoldit për integrim në Gjermani.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024