Qytetari nga Podujeva dorëzon paratë e gjetura në polici
Siguri
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Sot rreth orës 16:15, qytetari F.Rrahimi (41) nga Podujeva, në afërsi të një pike karburanti në Han të Elezit, ka gjetur një shumë parash, të cilat i ka dorëzuar në stacionin e policisë.

Policia fton pronarin e vërtetë të parave të humbura të paraqitet në stacionin e policisë në Han të Elezit, nga e hëna deri të premten, ora 08:00-16:00 dhe t’i tërheqë paratë e humbura.

Drejtoria Rajonale e Policisë  në Ferizaj ka falënderuar qytetarin për gjestin human duke dorëzuar paratë e gjetura në stacionin policor.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024