Qytetari ia bën një pyetje Enver Hoxhajt para fillimit të tubimit në Prishtinë, kjo është përgjigja epike e tij
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 1 min.
pdk
14 orë më parë
Linku u kopjua

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot tubimin zyrtar të hapjes së fushatës për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt.

Derisa shumë mbështetës të PDK-së prisnin në radhë për t`u futur në sallën 1 Tetori, ku u mbajt takimi, deputetit të PDK-së, Enver Hoxhaj, iu bë një pyetje interesante.

“Pse s`e keni marr vendin ma të madh?“, e pyet qytetari Enver Hoxhajn, i cili gjithashtu pret në radhë për t`u futur në sallën ku do të mbahet hapja e fushatës, i cili gjithashtu është kandidat për deputet në këto zgjedhje.

 Megjithatë, Hoxhaj ka një përgjigje interesante „Të dytin e kemi në Stadium“, duke aluduar që tubimin e dytë PDK do ta mbajë në stadiumin Fadil Vokrri.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025