Qytetari i Serbisë tenton të hyjë në Kosovë me mijëra euro të padeklaruara
Siguri
Lexohet për: 1 min.
470152055_887280453612214_4363060017736786689_n
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Një shtetas i Serbisë me inicialet J.D, ka tentuar të hyjë mbrëmë në Kosovë me 12.240 franga, të padeklaruara në pikën kufitare në Bërnjak.

Sipas Policisë,  gjatë kontrollimit të hollësishëm të Policisë Kufitare dhe Doganës së Kosovës, të një automjeti, me targa të Serbisë (NP), me vozitës (J.D.) shtetas i Serbisë, janë hasur në 12.240  franga zvicerane, kartëmonedha të padeklaruara.

Mjetet financiare të padeklaruara janë sekuestruar dhe i janë dorëzuar Doganës së Kosovës për procedurë të mëtejme.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025