“Populli duhet me nda bukën prej gojës e me ia dhënë ushtarëve tanë”, kështu thonë qytetarët, të cilët po vizitojnë sot Kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës “Adem Jashari”, me rastin e Ditës së Forcës.
Qindra qytetarë, të rinj, të moshuar, e fëmijë po marrin pjesë sot në “Ditën e hapur” e organizuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe FSK.
Ai u shpreh krenar dhe i gëzuar me Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).
“Ushtrinë e Adem Jasharit me e lënë pa bukë, ne populli duhet me heq bukën prej gojës me ua sjellë këtu,” tha Qeriqi derisa komentoi raportimet lidhur me situatën për ushqimin e ushtarëve të FSK-së.E ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Brigadën 114, Fidaim Berisha tha se nuk ka ditë më të mirë se ajo e ushtrisë.
“S’ka shtet pa ushtri” u shpreh Berisha derisa u pyet për rëndësinë e ushtarëve të FSK-së për vendin tonë.
Ai potencoi se është krenari dhe privilegj të kesh ushtarë të tillë siç e ka Kosova, të cilët mbrojnë territorin e vendit tonë.
Ndër shumë vizitorë, duke brohoritur “UÇK” dhe “FSK” e duke kënduar himnin e Shqipërisë e këngë të ndryshme patriotike, nxënës të shkollave fillore nga e gjithë Kosova po vizitojnë ambientet e FSK-së në kuadër të Ditës së Forcës.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...