Qytetarët ankohen për ngritje të çmimeve, bëjnë thirrje të rritet edhe paga minimale
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Çmimi i shportës familjare po vazhdon të rritet, pasi sipas statistikave zyrtare rritja e çmimeve  të produkteve ushqimore dhe pijeve jo alkoolike gjatë muajit janar ishte 2.4 për qind.

Qytetarët e Kosovës që nga viti 2021 kanë filluar të përballen me ngritjen e çmimeve, ku llogaritet se ishte 3.4 për qind. Në vitin pasues, ngritja e çmimeve ishte 12 për qind, kurse në vitin 2023 këto çmime llogaritet se janë ngritur mbi 6 për qind.

Edhe këtë vit, sipas parashikimeve shkalla e inflacionit pritet të jetë 3 për qind.

Kjo ka ndikuar që qytetarët të ankohen se nuk po mund t’ia dalin me pagat që ata i marrin dhe se e kanë të vështirë të mbulojnë nevojat më elementare për jetë. Sipas tyre, paga minimale duhet të jetë 400 euro.

Qytetari Agim Lukova, tha se për disa qytetarë rritja e çmimeve është e vështirë. Për mikrofonin e KosovaPress, ai u shpreh se gjithçka varet nga të ardhurat e familjes dhe se nëse rriten çmimet, duhet të rriten edhe pagat.

Qytetari tjetër, Musa Meholli, tha se me rritjen e çmimeve, paga minimale në Kosovë duhet të jetë 400 euro, pasi sipas tij jeta është bërë e vështirë, teksa shtoi se edhe shteti duhet të gjejë forma që të lehtësohet jeta e qytetarëve.

Në anën tjetër, Jehar Bardhi, pensioner, tha se çdo qytetar duhet të konsumojë ushqime bio. Ai shtoi se çmimet janë rritur, por jo edhe rrogat e pensionet.

Ndërkaq, qyetari Mehmet Govori u shpreh se nëse rriten çmimet, duhen që të rriten edhe pagat. E sipas tij, paga minimale duhet të jetë 850-900 euro.

Në vitin 2020, inflacioni ishte shumë i vogël me 0.2 %. Ngritja nisi në vitin 2021, me 3.4 %. Vitin 2022 Kosova e ka mbyllur me shkallë mesatare inflacioni gati 12 për qind.

Normës së rritjes së çmimeve siç njihet inflacioni ndryshe, i ka dhënë shtytje pandemia e koronavirusit në vitin 2020/21, e pastaj edhe pushtimi rus i Ukrainës, më 2022. Kurse, viti 2023, sipas parashikimeve të BQK-së, llogaritet se inflacioni arrinte në 6.2 %.

Parashikimet e Bankës Qendrore Evropiane janë se shkalla e inflacionit në vendet e Ballkanit Perëndimor do jetë 3 për qind në vitin 2024.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024