Qytetarët vazhdojnë të ankohen për çmimet e larta të derivateve, ku thonë se janë të papërballueshme për standardin jetësor në Kosovë. Një gjë të tillë thonë se e kanë vërejtur edhe bashkatdhetarët, që vështirë mund të bëjnë dallimet me vendet ku jetojnë.
Megjithatë, kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani thotë se vendimi i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për caktimin e çmimit dhe masave tjera mbrojtëse të produkteve të naftës po respektohet nga naftëtarët.
Qytetari Fehmi Preniqi nga Prishtina është ankuar sa i përket çmimeve të naftës, ku thotë se janë të papërballueshme bazuar me standardin e Kosovës.
Nuk ka kontrolle të çmimeve, siç thotë ai, për çka qeveria duhet të marrë masa të menjëhershme.
Abib Shabani, i cili jeton në Gjermani, i tha KosovaPress-it se çmimet në Kosovë, përfshirë edhe të derivateve janë të larta.
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani ka treguar për KosovaPress çmimet mesatare të derivateve, që janë tregtuar sot në Kosovë.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.
Së fundmi, Ministria e industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka vendosur për caktimin e çmimit dhe masave tjera mbrojtëse të produkteve të naftës. Sipas këtij vendimi, marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është dy centë për litër, kurse marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me pakicë është 12 centë për litër. /Sh.Pajaziti