Qosja: Ukshin Hoti i plotësonte kërkesat e Vasa Çubriloviq për t’u zhdukur plotësisht
Lexohet për: 3 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ukshin Hoti ishte shumë i nderuar dhe i dashur prej popullit. Ai kishte një zgjuarsi të jashtëzakonshme dhe serbët mezi s’kanë pritur ta likuidojnë atë dhe të tjerët që do të mund ta mobilizonin popullit për të bërë atë që i takonte popullit shqiptar.

Kështu u tha në në ceremoninë e shënimit të 80- vjetorit të lindjes së veprimtarit Ukshin Hotit, organizuar nga Zyra e Kryeministrit. Aty përveç që u vlerësua jeta, vepra dhe kontributi i Ukshin Hotit, u dhanë edhe detaje nga dita e lirimit nga burgu dhe kidnapimit dhe zhdukjes së tij pas 10 minutave.

Para të pranishmëve, kryeministri Albin Kurti tha se Ukshini me angazhimet e tij, mendimet, jetën dhe veprën e tij është i papërsëritshëm.

Sipas tij, profesor Ukshin Hoti ka thënë se bashkimi i shqiptarëve guri provues edhe i Evropës së bashkuar.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se nuk dinë ndonjë patriot dhe intelektual, i cili të ketë kontribuar më shumë në rrafshin politikë, konceptual më shumë se sa Ukshin Hoti.

Ai shtoi se sapo e lëshuan nga burgu, pas 10 metrave e priti rrëmbimi dhe me këtë e dha edhe jetën e tij.

Kurse, akademik Rexhep Qosja kujtoi katër takimet që kishte me Ukshin Hotin, për të cilin tha se kishte një zgjuarsi të jashtëzakonshme.

Akademik Qoska tha se Vasa Çubriloviq i ka dy projekte për dëbimin e shqiptarëve prej Kosovës, por ka edhe vepra të shkruara historike, ku merret edhe me shqiptarët e ku paraqet edhe disa mendime për organizimin e dëbimit të shqiptarëve, e ku thotë se fillimisht duhet zhdukur kokat e shqiptarëve, siç janë njerëzit e pashëm, pastaj ata që kanë shumë autoritet dhe të mençurit.

Andini, djali i Ukshin Hotit tha se shënimi i sotëm i 80 vjetorit të babait të tij e realizojnë një dëshirë të tij të kamotshme, pasi babai i tij ka pas vetëm ditëlindje.

https://kosovapress.com/admin/kosova-i-ben-serbise-kerkese-zyrtare-per-ndricimin-e-fatit-te-te-zhdukurve/?fbclid=IwAR1vmX0-RzT-fZbC0qy8EakSDGRq9hu8aPTkYZN0Fo1pwYCal6FjeGGOhOg

E Enver Dugolli i cili ishte bashkë me Ukshin Hotin në burgun e Dubravës, dha kujtime nga momentet dramatike që kaluan. Ai kujtoi edhe si e nxorën nga pavijoni B.

Përndryshe, me aktivitete të ndryshme është shënuar sot 80 vjetori i lindjes së profesor Ukshin Hotit.

https://kosovapress.com/admin/kurti-serbia-nuk-ka-kthyer-pergjigje-per-hapjen-e-arkivave-per-te-pagjeturit/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024