QKRMT kërkon që “Heroinat” të jetë pjesë e listës së trashëgimisë kulturore për mbrojtje
Lexohet për: 2 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Memoriali “Heroinat” po kërkohet të jetë pjesë e listës së trashëgimisë kulturore për mbrojtje. Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) me letër të hapur drejtuar kryeministrit, kryeparlamentarit, ministrit të Kulturës, kryetarit të Prishtinës dhe Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturor, ka kërkuar që të përkujdesen për këtë hapësirë. Në të kundërtën, drejtoresha e QKRMT-së deklaroi se dëshmohet mos-kujdesi i sakrificës së mijëra grave e vajzave gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ajo theksoi se në këtë memorial shpesh herë ka mbishkrime që nuk i shkojnë natyrës që përfaqëson.

Drejtoresha e QKRMT-së, Feride Rushiti tha se nuk mund të ecet para, pa nderimin e mijëra grave të dhunuara seksualisht gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Tutje, Rushiti tha se këtë iniciativë e kanë përkrahur edhe dy të mbijetuarat e dhunës seksuale, Vasfije Krasniqi Goodman dhe Shyrete Tahiri Sulimani e shumë organizata të tjera jo-qeveritare.

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Rushiti theksoi se plaga e luftës së mijëra grave të dhunuara seksualisht gjatë luftës, ende po mbahet e izoluar në familje.

Memoriali “Heroinat” është i ndërtuar nga mbi 20 mijë medalje, të cilat simbolikisht nderojnë kontributin dhe sakrificën e grave shqiptare gjatë luftës së fundit në Kosovë. Po ashtu, memoriali përkujton tmerrin e përjetuar nga agresori serb. /Sh.Pajaziti

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024