Qeveria rialokoi mjete buxhetore në MAPL për 13 projekte kapitale për komuna
Lexohet për: 1 min.
Mbledhja-e-Qeverise-240822-16-of-18
1 vit më parë
Linku u kopjua

Qeveria e Kosovës mori një sërë vendimesh në mbledhjen e sotme. Ekzekutivi miratoi draftin e programit kombëtar të shkencës 2023-2028 dhe rialokoi mjete buxhetore në Ministrinë e Administrimit dhe Pushtetit Lokal për 13 projekte kapitale për komuna.

Po ashtu, mori vendim për hartimi e programit për reforma ekonomike 2024-2026.

Ndërkaq, ashpërsoi sanksionet ndaj Rusisë, në linjë me vendimet e BE-së dhe ShBA-së, në raport me situatën në Ukrainë.

Krahas këtyre, qeveria miratoi edhe koncept-dokumentin për Odën Ekonomike të Kosovës. Qëllimi i kësaj u tha se është hartimi i një ligji të ri për OEK-un për përmirësimin e kushteve të të bërit biznes./KosovaPress

https://kosovapress.com/admin/rritja-e-pages-minimale-qeveria-te-ndihmoje-bizneset-e-vogla-ose-do-te-falimentojne/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025