Qeveria e Kosovës ka propozuar që paga minimale të jetë 264 euro në muaj. Megjithatë, Këshilli Ekonomik Social nuk e ka miratuar këtë propozim, sepse është hedhur poshtë nga sindikatat. Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se Këshilli Ekonomik Social nuk e ka miratuar pagën minimale prej 264 euro, raporton KosovaPress.
Ai ka shkruar në Facebook se ky kundërshtim është i pakuptueshëm, meqë sipas tij, punëtorët që ata përfaqësojnë nuk preken nga paga minimale.
Sapo përfunduam takimin e Këshillit Ekonomik Social ku pikë e rendit të ditës ishte miratimi i propozimit për pagën minimale.
Përllogaritja sipas udhëzimit administrativ që u prezantua para KES ishte 240.2 euro/muaj.
Megjithatë, propozimi nuk morri votat e nevojshme sepse përfaqësuesit e sindikatave nuk e mbështetën.
Kundërshtimi nga ana e sindikatave nuk ka kuptim dhe nuk mund të shpjegohet meqenëse asnjë nga punëtorët që ata përfaqësojnë nuk preket nga paga minimale, për shkak se pagat e tyre janë dukshëm mbi nivelin e pagës minimale.