Qeveria prezantoi vlerën e koeficientit, 105 euro për vitin 2023
Lexohet për: 1 min.
Mbledhja e Qeveris (5 of 6)
1 vit më parë
Linku u kopjua

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka prezantuar vlerën e një keoficienti për pagat në sektorin publik, i cili pritet të jetë 105 euro për vitin 2023.  

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se vlera e koeficientit të Ligjit të Pagave është 105 euro për vitin 2023, ndërkaq, tha se në vitin 2024 sipas llogaritjeve të bëra vlera e koeficientit do të jetë 110 euro.

Në mbledhjen e qeverisë të mërkurën, Kurti tha se përmes miratimit të koeficientit do të rriten pagat në sektorin publik.

Ai po ashtu tha se shumë shpejtë do të miratohet në lexim të dytë Projektligji për pagën minimale.

Ligji për Pagat në sektorin publik është miratuar në dhjetor në lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës.

Sipas Ligjit për ndarjet buxhetore 2023, i miratuar po ashtu në dhjetor të vitit të kaluar, buxheti i përgjithshëm për paga në sektorin publik është 745 milionë euro.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024