Qeveria ndan mbi 12 milionë euro në kuadër të pakos së ringjalljes ekonomike
Lexohet për: 2 min.
Qeveria-e-Kosoves-Flamuri-2-560x404-1-1
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Qeveria ka ndarë mbi 12 milionë euro në kuadër të pakos së ringjalljes ekonomike, ku prej tyre janë mbi 1 milion euro për shëndetësi, 6.5 milionë euro për arsim dhe mbi 4 milionë euro për mbështetje të Trepçës. Në mbledhjen e sotme është vendosur që të shkarkohet bordi i drejtorëve të kompanisë rajonale “Hidrodrini” dhe emërimi i bordit të përkohshëm të drejtorëve.

Përveç, kryeministri Albin Kurti bëri të ditur se shuma për subvencionimin e teksteve shkollore është mbi shtatë milionë euro.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë janë ndarë mbi 12 milionë euro në kuadër të pakos së ringjalljes ekonomike.

Kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme ka shkarkuar bordin e drejtorëve të kompanisë rajonale “Hidrodrini”, i cili ofron shërbime të ujit për Pejën, Istogun, Klinën, Deçan, Junik.

Anëtarët e bordit të përkohshëm do të jenë: Qendresa Kukaj kryesuese, Mirjeta Heta anëtare, Samir Lleshi anëtar dhe Noli Carabreku anëtar.

Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se rregullorja për procedurat dhe kriteret e vlerësimit dhe njohjes së statusit dhe të drejtave të personave paraplegjikë dhe tetraplegjikë është akt nënligjor i cili synon një procedurë më të shkurtër, të saktë dhe llogaridhënëse të vlerësimit për personat me aftësi të kufizuara.

Në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar është vendosur që të kërkohet nga presidentja për dhënien e autorizimit për ministren e Drejtësisë për nënshkrimin e marrëveshjes për ekstradim ndërmjet Kosovës dhe Francës.

Në mbledhjen e kabinetit qeveritar, po ashtu janë ndarë 1 milion e 999 mijë euro për përkrahjen e ndërmarrjeve mikro të vogla dhe të mesme për blerjen e makinerive prodhuese dhe përpunuese.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024