Ndahen 40 milionë euro për FSK-në dhe nga 100 euro shtesa për fëmijët dhe pensionistët
Lexohet për: 2 min.
erionii
1 vit më parë
Linku u kopjua

Qeveria e Kosovës ka ndarë 40 milionë euro shtesë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK). Në mbledhjen e sotme ekzekutivi mori vendim edhe për shtesa të njëhershme prej 100 eurove për fëmijët dhe pensionistët. Krahas kësaj, qeveria miratoi disa projektligje dhe nisma për marrëveshje ndërkombëtare, derisa edhe ndau katër milionë euro për të mbështetur bujqit dhe bizneset për dëmet e shkaktuara nga vërshimet e shtatorit të vitit të kaluar dhe janarin e vitit 2023.

Kryeministri Albin Kurti tha se ndarja prej 40 milionë eurove për FSK-në shuma e përgjithshme e buxhetit të alokuar për mbrojtje sivjet tejkalon nivelin prej 200 milionë eurosh apo 2 për qind të Bruto Produktit Vendor, kriter ky për shtetet anëtare të NATO-s.

Kjo ndarje buxhetore sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati bëhet përmes kursimeve të deklaruara nga organizatat buxhetore në vlerë prej mbi 54.3 milionë euro te projekte tjera ku kanë dinamikë më të shpejtë.

Në anën tjetër, kryeministri Kurti, tha se shtesa e njëhershme për fëmijët dhe pensionistët gjatë muajit dhjetor do të jetë 100 euro.

Ai duke përmendur premtimin elektoral që secili fëmijë të përfitojë 50, 100 apo 150 euro në  bazë të të ardhurave të prindërve.

Sa i përket shtesës prej 100 eurove për pensionistët, ministri i Financave, Hekruan Murati, tha se të njëjtat do të dalin javën e ardhshme.

Në anën tjetër, Murati tha se katër milionë euro do të ndahen për t’i mbështetur bizneset dhe bujqit për dëmet e shkaktuara nga vërshimet e shtatorit të vitit të kaluar dhe janarit të vitit 2023.

Qeveria, në mbledhjen e sotme miratoi edhe Projektligjin për sport, Projektligjin për rrugët, Projektligjin për kontrollin e kufirit shtetëror dhe Projektligjin për shërbimet private të sigurisë.

Ndërkaq, emëruan edhe tre anëtarë të Bordit të kompanisë rajonale të ujësjellësit KRU Gjakova me përbërje: Fortuna Haxhikadrija, Faton Osmani dhe Armend Behluli./KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025