Qeveria e Kosovës ka ndarë katër milionë euro për subvencionimin e ndërtimit të shtëpive për pjesëtarët e komuniteteve pakicë në katër komunat veriore. Ekzekutivi në mbledhjen e sotme miratoi Projektligjin për marrëveshjen kornizë ushtarake me Turqinë, ndërkaq i dha dritë të gjelbër udhëzimit administrativ për parandalimin dhe ndalimin e formave të rrezikshme të punës së fëmijëve në Kosovë.
Kryeministri Albin Kurti tha se familjet e komuniteteve pakicë që janë në gjendje të rëndë sociale në komunat Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan do t’iu subvencionohet qind për qind ndërtimi i shtëpive të reja.
Në anën tjetër, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tregoi në detaje se çka do të ndalohet si formë e rrezikshme e punës për fëmijët në Kosovë.
Krahas kësaj, qeveria miratoi edhe marrëveshjen ndërkombëtare me BERZh, në vlerë 20 milionë euro, në lidhje trajtimin e ujërave të zeza në Ferizaj./KosovaPress/