Qeveria miraton shtesat e rrezikshmërisë për policinë
Lexohet për: 1 min.
1. Mbledhja e Qeverise 26.01 (5 of 11) (7)
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e kabinetit qeveritar njoftoi se në takimin e djeshëm me zëvendësdrejtorin e PK-së dhe pjesëtarë të Njësisë Speciale Intervenuese kanë diskutuar gjatë rreth kërkesave të tyre.

Shefi i ekzekutivit shtoi se shtesat e rrezikshmërisë do të fillojë së aplikuari nga paga e muajit nëntor, kurse për muajt e deritanishëm nga hyrja në fuqi e Ligjit të ri për Pagat do të ndahet në mënyrë retroaktive.

Ai u zotua se janë të përkushtuar për kushte më të mira për Policinë e Kosovës por edhe për siguri në punë.

“Shtesat e rrezikshmërisë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës do të prezantohen për miratim sot. Dje kishim një takim me zëvendësdrejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës dhe pjesëtarë të Njësisë Speciale Intervenuese, me të cilët diskutuam gjatë rreth kërkesave të tyre dhe arsyeshmërisë sonë mbi kategorizimin dhe vlerën e shtesave të rrezikshmërisë”, deklaroi ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025