Qemajl Aliu: Rruga "Kulla e Lirisë" simbolizon rrugën e vështirë drejt lirisë
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua
Kryetari i Komunës së Shtimes Qemajl Aliu ka mirëpritur përurimin e rrugës “Kulla e lirisë” që lidh fshatin Reçak me fshatin Petrovë dhe Belincë.
Ai ka thënë se një muaj nga dita e përurimit të Shtabit të Rancës, në prani edhe të zëvendësministrit Jeton Raka, Festimit, djalin e dëshmorit Ahmet Kaçiku, Shoqatat e dala nga lufta, veteranë të UÇK-së, përuruan rrugën "Kulla e Lirisë" në Reçak.
“Rruga "Kulla e Lirisë", ndër të tjera, simbolizon rrugën e gjatë dhe të vështirë drejt lirisë, për të cilën dëshmorët tanë dhanë më të çmuarën, jetën e tyre. Ky është investim që jo vetëm përmirëson infrastrukturën e zonës, por edhe nderon dhe ruan kujtimin e historisë së lavdishme të luftës për liri. Lavdi e nderime të pafundme të gjithë dëshmorëve të kombit”, ka shkruar Aliu në Facebook.
Përurimi i kësaj rruge është bërë më 26 korrik në Ditën e Dëshmorëve të Komunës së Shtimes.