Qëlloi aksidentalisht vetën me pistoletë
Një person është dërguar për trajtim mjekësor pas lëndimeve të pësuara nga arma e zjarrit në Gjakovë.
Sipas një dëshmitari, incidenti ka ndodhur derisa viktima ishte në veturë dhe aksidentalisht ka qëlluar veten me pistoletë në këmbë. Sipas mjekëve viktima është jashtë rrezikut për jetë.
Njësitë policore dhe hetuesia i janë përgjigjur rastit dhe në vendin e ngjarjes kanë sekuestruar një pistoletë me shtatë fishekë dhe një gëzhojë. Në konsultim me prokurorin rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Po në Gjakovë, një i mitur ka pësuar lëndime të lehta trupore, pasi është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë po ashtu të mitur.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Të dyshuarit janë intervistuar dhe në konsultim me prokurorin njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.
Kurse, dy viktimat meshkuj kosovarë, kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht dhe me mjet të mbrehtë-thikë nga dy të dyshuar. Rasti ka ndodhur dje në Gjakovë, ku viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar.