Qelaj: Ligjin për zgjedhje do ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese
Lajme
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka paralajmëruar dërgimin e Ligjit për zgjedhje në Gjykatën Kushtetuese. Ai tha se dërgimi i këtij ligji për vlerësim të kushtetutshmërisë është i domosdoshëm, pasi nuk është përfshirë Ligji për barazinë gjinore, në raport me listat zgjedhore të subjekteve politike.

Qelaj në konferencën e fund vitit, adresoi si shqetësim rënien e zbatimit të rekomandimeve të Avokatit të Popullit.

Avokati i Popullit bëri të ditur se gjatë vitit 2023, kanë pranuar mbi 1500 ankesa nga qytetarët dhe institucionet e ndryshme.

Duke folur për trajtimin e ish-udhëheqësve të UÇK-së në Hagë, Qelaj tha se të njëjtëve iu janë shkelur të drejtat sa i përket kufizimit të vizitave të familjarëve.

Ai bëri të ditur edhe mungesën e komunikimin me homologun e tij në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Krahas kësaj, Qelaj tha gjatë vitit 2023, kanë dërguar pesë raste në Gjykatën Kushtetuese, derisa tha se kanë hetuar 47 tekste mësimore për të evituar përmbajtjen e gjuhës së urrejtjes./KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024