PZAP gjobit sërish Koalicionin për Familje
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 1 min.
PZAP gjobit serish Koalicionin për Familje
1 javë më parë
Linku u kopjua

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) shqiptoi gjobën e katërt për Koalicionin për Familje në vlerë prej 7.500 eurosh shkaku i gjuhës së urrejtjes.

Në vendimin e PZAP thuhet se “Fushatat zgjedhore duhet të zhvillohen në një ambient të ndershëm dhe të drejtë, duke respektuar të drejtat dhe dinjitetin e të gjithë qytetarëve dhe grupeve shoqërore.  Shprehjet qe përdorin fjalë si "turp" dhe "marre" për të sulmuar individë, grupe apo organizata të caktuara mund të krijojnë një atmosferë të pasigurt dhe të ndarë, duke shkelur parimet e një fushate pozitive.”

Sipas panelit të PZAP-së, i përbërë nga gjyqtarët Ramush Bardiqi si kryesues dhe dy anëtarët Kujtim Pasuli dhe Hajriz Hoti, përdorimi i gjuhës së tillë ka për qëllim ofendimin, denigrimin dhe njëherësh shihen si shprehje me ngjyrime përçmuese ose nënvlerësuese.

Deri më datën 31 janar, PZAP-ja i ka shqiptuar Koalicionit për Familje katër dënime në vlerë të përgjithshme prej 24.000 eurosh.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025