Putin shpall mobilizim të pjesshëm të forcave të armatosura
Lexohet për: 1 min.
vladimir-putin
2 vite më parë
Linku u kopjua

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret që urdhëron mobilizimin e pjesshëm të forcave të armatosura ruse, i cili do të fillojë sot. Putin e mori vendimin me një propozim nga ministria e Mbrojtjes.

Masa erdhi një ditë pasi separatistët e mbështetur nga Moska njoftuan planet për të mbajtur referendume për bashkimin me Rusinë në rajonet e pushtuara të Luhansk, Donetsk, Kherson dhe Zaporizhzhya më vonë këtë javë, duke shkaktuar dënime të ashpra nga komuniteti ndërkombëtar.

Ai erdhi gjithashtu pasi forcat ukrainase vazhduan një varg suksesesh të fundit duke rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës në fund të shkurtit. ‘’Rusia ka mobilizuar  300 000 rezervistë për kontrollin e luftës në Ukrainë’’, deklaroi ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu./atsh/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025