“Puthe, puthe”, zbulohet çfarë ndodhi në autobus pas puthjes së famshme të Rubiales me Hermoson
Lexohet për: 2 min.
2
1 vit më parë
Linku u kopjua

Fituesja e Kupës së Botës për femra me Spanjën, Jenni Hermoso qeshte dhe bënte shaka teksa tregonte një foto të puthjes që Luis Rubiales i bëri asaj, të cilën ditë më vonë ajo e denoncoi si një akt seksist.

Pamjet e 33-vjeçares në autobusin e skuadrës teksa lojtaret përgatiteshin të largoheshin nga stadiumi në Sidnej pritet të shndërrohen në armë në duart e Rubailes, tashmë i suspenduar nga federata spanjolle, ndërsa ai kërkon të mbrohet kundër akuzave se ka kryer sulm seksual.

Hermoso u filmua duke qeshur me zë të lartë teksa shfaqte në ekranin e celularit të saj puthjen tashmë famëkeqe, derisa lojtaret tjera brohorisnin dhe buzëqeshin në lidhje me rastin që kishte ndodhur, përcjellë KosovaPress.

Një grua tjetër në autobusin e ekipit u dëgjua duke qeshur dhe dukë thënë: 'Ashtu si Iker dhe Sara' ndërsa Jenni vazhdoi të tregonte telefonin e saj.

Për më tepër, shumica nga 23 lojtaret e skuadrës së Jenni-t që kanë thënë se do të refuzojnë të luajnë përsëri për ekipin kombëtar derisa Rubiales të jetë aty, më pas u filmuan duke kënduar "Beso, beso" që do të thotë "puthe, puthe" – ndërsa Rubiales futet në autobus duke thënë “Ndaloni, po më bëni të skuqem”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024