Pushteti nuk e përkrah rritjen e koeficientit të pagave për sektorin publik
Lexohet për: 1 min.
kuvendi
1 vit më parë
Linku u kopjua

Propozimi i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani i cili ishte me përkrahje të Komisionit për buxhet, që koeficienti i pagës nga 110 euro, sa është paraparë në projektbuxhetin për 2023 të rritet në 115 euro për vitin e ardhshëm, nuk ka kaluar.

Kundër tij kanë votuar shumica e deputetëve të partisë në pushtet.

“Amendamenti 7, pika A është me mbështetje të komisionit funksional, është i propozuar në komision dhe është votuar me shumicën e anëtarëve të komisionit dhe ka të bëjë me vlerën e koeficientit, d.m.th. vlera monetare e koeficientit për Ligjin për Paga në sektorin publik është që të bëhet 115 euro. Pra, ka kaluar në komision dhe është me mbështetje të komisionit funksional për dallim prej amendamente tjera që nuk kanë pas mbështetjen e komisionit funksional”, tha Rrahamni.

Ndërkaq, për këtë Konjufca tha se nuk do të ishte i Komisionit Funksional po të mos kalonte me shumicën e votave.

“Nuk do të ishte i Komisionit Funksional po të mos kalonte me shumicën e votave”, tha Konjufca.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024