Punëtorët e sigurimit fizik në KEK ulen para objektit të qeverisë
Lexohet për: 1 min.
363501930_1249019849134663_658508752952265009_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Punëtorët e sigurimit fizik në KEK, të cilët po protestojnë janë ulur para objektit të Qeverisë së Kosovës, ku thanë se po presin që dikush të bisedojë me ta.

Protesta e punëtorëve të sigurimit fizik në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) ka nisur para Ministrisë së Ekonomisë, ku dhjetëra protestues po protestojnë për shkak të mospërmbushjes së premtimit nga pushteti për kthimin e tyre në kuadër të KEK-ut.

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bprotestojne-punetoret-e-sigurimit-fizik-ne-kek-jemi-te-diskriminuar/

Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica tha se punëtorët fizikë janë të diskriminuar.

Ai theksoi se këta punëtorë janë dëmtuar rrënjësisht, meqë janë të shantazhuar e të shkelur.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024