Në Komisionin për të Drejtat e Njeriut dhe Barazinë Gjinore, përfaqësuesja dhe nënshkruesja e peticionit të 23 punëtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Drita Gjonbalaj ka shprehur ankesat dhe pakënaqësitë lidhur me diskriminimin gjinor për emërimin e grave në pozita të larta menaxheriale.
Ajo tha së punëtorët që kanë nënshkruar peticionin janë të kërcënuar nga menaxhmenti i AKP-së, dhe si të tillë nuk kanë pasur guxim të vijnë në komision për të treguar pakënaqësitë.
Sipas saj, në këtë agjenci, pozita të larta drejtuese po marrin vetëm meshkujt.
Ajo kërkoi nga ky komision që ta detyrojë bordin drejtues të AKP-së për respektimin e ligjeve në fuqi për barazi gjinore.
Para komisionit, Gjonbalaj tha se AKP ka bërë dhe po vazhdon të bëjë diskriminim profesional dhe gjinor të vazhdueshëm ndaj saj dhe sigurisht edhe ndaj personave të tjerë në baza gjinore.
Ajo tha se në konkursin e shpallur për dy zëvendësdrejtor menaxhues, ftohen vetëm personat e gjinisë mashkullore, ndërsa asaj i refuzohet aplikimi, me arsyetimin se nuk ka përvojë në pozita të larta drejtuese.
Ndërkaq, lidhur me këtë çështje, nënkryetarja e komisionit për të Drejtat e Njeriut, Arjeta Fejza tha se do të vazhdojnë të merren me këtë peticion dhe do të diskutojnë tutje se cilët janë hapat që do të ndërmarrin në këtë drejtim./Z. Zeneli
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...