Një ish-spiun izraelit shihet si pasardhësi i kryeministrit Benjamin Netanyahu, sipas një sondazhi të fundit të kryer nga Instituti i Kërkimeve Lazar i shtetit hebre.
Publiku izraelit e sheh ish-shefin e Mossad-it, Yossi Cohen, si pasuesin e Netanyahut, tha instituti në raportin e tij të publikuar pas sondazhit të kryer në Izrael.
“13% e të anketuarve e shohin ish-ministrin e Drejtësisë Gideon Sa'ar si pasardhësin e duhur të Netanyahut. Ndërsa 12% zgjodhën ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant si një kandidat më të mirë për të pasuar kryeministrin Netanyahu”, tha instituti.
Trupat izraelite gjejnë ‘tunelet e Hamasit’ së bashku me trupat e dy pengjeve - KosovaPress
Për më tepër, 23% e pjesëmarrësve në anketë deklaruan se nuk preferonin asnjë nga emrat e përmendur në anketë, ndërsa 20% abstenuan nga shprehja e ndonjë mendimi.
Sipas rezultateve të sondazhit të bërë për votuesit e Likud, Cohen dhe Barkat janë cilësuar të përshtatshëm për lidershipin e partisë me 26%, Gallant me 17%, dhe Sa'ar me 5%.
Sipas një sondazhi tjetër të publikuar nga gazeta Maariv, vetëm 29% e izraelitëve besojnë se Netanyahu është i përshtatshëm për të udhëhequr qeverinë.
Nga ana tjetër, 50% e konsiderojnë të përshtatshëm për këtë pozicion ish-ministrin izraelit të Mbrojtjes Benny Gantz. Njëzet e një për qind nuk shprehën asnjë mendim për këtë çështje.
Rezultatet e sondazhit tregojnë se mbështetja për Likud në publikun izraelit është ulur, ndërsa mbështetja për bllokun opozitar të Unitetit Kombëtar të udhëhequr nga Gantz është rritur.
Sipas sondazhit, nëse zgjedhjet do të mbaheshin në të ardhmen e afërt, Blloku i Unitetit Kombëtar do të fitonte 42 vende, ndërsa Likud, i cili aktualisht ka 120 vende në parlamentin izraelit, do të fitonte 17 vende.
Partia e ekstremit të djathtë Otzma Yehudit e udhëhequr nga Ministri i Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir, së bashku me Partinë Ra'am, Partinë Hadash dhe Partinë e Listës së Bashkuar Arabe mund të marrin nga pesë vende secila.
Ndërkohë, partia sioniste fetare e ekstremit të djathtë, e udhëhequr nga Ministri i Financave Bezalel Smotrich, dhe Partia e majtë Meretz mund të fitojnë nga katër vende secila. /AA