PSG përgatit mega ofertë për Kvaratskhelia ndërsa Mbappe i afrohet largimit
Lexohet për: 2 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Paris Saint-Germain ka filluar të përgatisë një mega ofertë për Khvicha Kvaratskhelia, pasi kampioni francez po kërkon të blejë yllin e Napolit këtë verë.

“RMC Sport” nënvizoi se si trajneri i PSG-së, Luis Enrique e kishte identifikuar anësorin gjeorgjian si objektivin kryesor të klubit për të forcuar sulmin e klubit në verë, pas largimit të Kylian Mbappes, i cili pritet gjerësisht të bashkohet me Real Madridin, raporton KosovaPress.

Kvaratskhelia ka vazhduar të impresionojë për Napolin këtë sezon, pavarësisht formës së dobët të klubit pas triumfit të Scudettos, duke shënuar 10 gola dhe duke dhënë nëntë asistime në 42 ndeshje. Ai është ende në kontratën fillestare të nënshkruar që kur u bashkua nga Dinamo Batumi, duke fituar vetëm 1 milion euro neto në sezon.

“Le Parisien” detajon se si PSG është gati të ofrojë të paktën 80 milionë euro për Kvaratskhelian këtë verë, duke besuar se ai do të jetë zëvendësuesi i përsosur afatgjatë për Mbappen. Atij do t'i ofrohet edhe një kontratë fitimprurëse, me një pagë shumë më të lartë se ajo që merr aktualisht me Napolin.

Tashmë ka pasur shumë raunde bisedimesh mes klubit francez dhe kampit të anësorit gjeorgjian, por është e qartë se Aurelio De Laurentiis nuk dëshiron ta lërë 23-vjeçarin të largohet për më pak se 100 milionë euro.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024