PSG me pesë mungesa ndaj Marsejës
Lexohet për: 2 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Paris Saint-Germain do të duhet të përballet me një mungesë prej pesë lojtarësh të lënduar për ndeshjen e së dielës në Ligue 1 me Marseille në “Le Classique”.

Leandro Paredes dhe Julian Draxler të dy i janë nënshtruar një operacioni në ijë dhe lëndime në gju, dhe dyshja ka të ngjarë të mungojë deri në fund të sezonit.

Ander Herrera, Abdou Diallo dhe Layvin Kurzaëa gjithashtu janë përjashtuar nga përballja me djemtë e Jorge Sampaolit, që të tre planifikojnë të kthehen në stërvitje javën e ardhshme, përcjellë KosovaPress.

Angel Di Maria dhe Keylor Navas kanë hequr qafe problemet e tyre muskulare dhe janë gati për t'u kthyer në skuadër dhe për të rritur opsionet e Mauricio Pochettinos.

PSG aktualisht ka një epërsi prej 12 pikësh ndaj Marsejës së vendit të dytë në krye të renditjes dhe mund të bëjë një hap gjigant drejt rifitimit të titullit me një fitore eventuale në “Parc des Princes”.

Lista e plotë e të ftuarve të Pochettinos: Navas, Donnarumma, Letellier, Lavallee, Hakimi, Kimpembe, Ramos, Marquinhos, Kehrer, Mendes, Bernat, Pereira, Verratti, Gueye, Ëijnaldum, Ebimbe, Simons, Michut, Di Maria, Messi, Mbappe, Neymar,

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024