PSG i bie pishman, kthen Mbappen në skuadër
Lexohet për: 1 min.
FIFA World Cup Qatar 2022 - France Training
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kampioni francez, Paris Saint-Germain e nisi sezonin e ri të Ligës 1 mbrëmë me barazim pa gola kundër Lorient.

Kjo ishte ndeshja e parë e PSG në krye me trajnerin e ri, Luis Enrique në kampionatin francez, ku spanjolli bëri disa vendime tejet serioze, raporton KosovaPress.

Enrique ka lënë jashtë skuadrës Marco Verrattin, Neymar dhe Kylian Mbappen. Drama me këtë të fundit po vazhdon, pasi që Mbappe nuk e ka ndërmend të largohet e PSG po vazhdon me sanksione ndaj tij.

Ndërkaq, PSG tani duket se i ka rënë pishman një dënimi, pasi që e ka integruar Mbappen sërish në skuadrën e parë.

“Pas disa bisedimeve pozitive mes Paris Saint-Germain dhe Kylian Mbappe para ndeshjes PSG-Lorient, lojtari është integruar sërish në stërvitjen e skuadrës së parë këtë mëngjes”, shkruante në komunikatën e PSG-së.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024