Pse nuk ka vazhdime në Superkupën e Italisë 2024?
Lexohet për: 2 min.
3-Superkupa e Italise
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ndeshjet e Superkupës së Italisë që përfundojnë me barazim pas 90 minutave shkojnë direkt në fazën e penalltive, për t’iu dhënë lojtarëve më shumë pushim dhe për t’iu shmangur prishjes së fushës.

Formati i ri i Superkupës së Italisë fillon sot, me kampionin e Serie A, Napolin që përballet me skuadrën e Fiorentinas në gjysmëfinalen e parë të turneut, raporton KosovaPress.

Serie A zbuloi në fund të muajit dhjetor të vitit të kaluar se nuk do të ketë vazhdime për ndeshjet që përfundojnë me barazim pas 90 minutave dhe “Gazzetta dello Sport” ka shpjeguar se pse ndeshjet që përfundojnë me barazim pas 90 minutave do të shkojnë direkt në fazën e penalltive.

Të gjitha ndeshjet e Superkupës do të zhvillohen brenda tre ditëve. Gjysmëfinalja e parë është sot, e dyta mes Interit dhe Lazios të premten, dhe finalja është caktuar për të hënën e 22 janarit.

Duke luajtur vetëm 90 minuta në secilën ndeshje do t’i lejonte lojtarët që të jenë më të pushuar, kështu që Serie A vendosi që të shkonte direkt me fazën e penalltive.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025