Dy aktorët janë në një lidhje që nga viti 2011, kanë dy vajza dhe asnjëherë nuk kanë folur publikisht për detajet e lidhjes së tyre, ndaj as nuk kanë treguar nëse janë të martuar.
Aktorja, e cila fsheh jetën e saj private nga publiku, mund ta ketë zbuluar statusin e saj martesor me një tatuazh të vogël, por të lezetshëm.
Në dorën e kësaj aktoreje 48-vjeçare shkruhet thjesht “de Gosling”, që është një dedikim i dukshëm për partnerin e saj, por siç interpretohen nga disa media amerikane, ka mundësi që kjo të jetë një shenjë që aktorët janë martuar. Në kulturën hispanike, parafjala "de" ose "nga" bashkon mbiemrat e gruas dhe burrit pas martesës.
Tashmë ka interpretime se tatuazhi në të vërtetë do të thotë 'Znj. Gosling', pra se dy aktorët, në 11 vjetët e fundit që kanë qenë bashkë, me siguri janë martuar në fshehtësi. Mendes ndau një foto të saj duke mbuluar fytyrën me dorë, duke treguar kyçin e dorës dhe tatuazhin e saj.