Rutina që duket e vështirë në fillim mund të sjellë më shumë qetësi, energji dhe kontroll mbi ditën.
Nëse këtë mëngjes jeni ngritur nga shtrati vetëm pasi keni shtypur disa herë butonin për shtyrjen e alarmit në telefon dhe më pas nuk keni mundur të kthjelloheni derisa keni pirë një filxhan kafe, me siguri njerëzit që zgjohen sapo bie alarmi, pinë lëngje të freskëta, ushtrojnë dhe hanë mëngjes para se të shkojnë në punë, ju duken sikur kanë ardhur nga një planet tjetër.
Megjithatë, a janë të ashtuquajturit tipa të mëngjesit vërtet më të lumtur, më të shëndetshëm dhe më produktivë? Shumë studime shkencore kanë treguar se po. Një hulumtim i publikuar së fundmi në revistën Journal of Sleep Medicine tregon se njerëzit që zgjohen herët janë më rrallë të stresuar dhe janë më të lumtur.
Është dëshmuar gjithashtu se ata që zgjohen herët janë më produktivë në punë dhe, në përgjithësi, nuk përballen me rënie të energjisë në fund të orarit të punës. Përveç kësaj, kanë më pak nevojë për ushqime me shumë kalori, janë më pak të irritueshëm dhe kanë sistem më të fortë imunitar. Me një fjalë, ka mjaft arsye të mira pse zgjimi i hershëm ia vlen, transmeton Telegrafi.Nëse tashmë keni provuar të zgjoheni më herët dhe të mos e shtyni alarmin në telefon, e dini se kjo nuk është aspak e lehtë. Ndoshta edhe keni arritur të ngriheni në kohë disa herë, sepse keni pasur motivim për t’i ndryshuar zakonet e gjumit, por shpejt jeni kthyer te rutina e vjetër.
Pikërisht për këtë arsye, është e rëndësishme të bëni hapa të vegjël në rutinën e gjumit, në mënyrë që të qëndroni të qëndrueshëm.
Shmangni edhe gjumin e pasdites derisa regjimi juaj i ri i gjumit të stabilizohet.
Qëndrueshmëria është më e rëndësishmja
Në këtë proces, gjëja më e rëndësishme është qëndrueshmëria. Ka shumë mundësi që në netët e para të keni problem të flini, por nëse nuk hiqni dorë nga rutinat e përmendura të mbrëmjes, organizmi juaj së shpejti do të mësohet me regjimin e ri të gjumit, transmeton Oranews.
Jini të butë me veten gjatë këtij procesi dhe mos e fajësoni veten nëse ndodh që një natë të flini më vonë se ç’duhet. Mos harroni se përjashtimet ekzistojnë për ta vërtetuar rregullin.
Këshilla e fundit