Sipas një studimi të botuar në revistën mjekësore Neurology, ka të ngjarë që dhimbja e kokës kthehet gjithmonë në të njëjtën orë.
Mesa duket ka një lidhje të fortë midis llojeve të dhimbjes së kokës (migrenë dhe dhimbje koke grupore) dhe ritmeve cirkadiane, "ora jonë e brendshme" e përhapur në një cikël 24-orësh.
Migrena është forma më e zakonshme e dhimbjes së kokës, ajo që fillon në pjesën e përparme ose anësore të kokës dhe përhapet, e shoqëruar me të përziera, ndjeshmëri ndaj dritave dhe tingujve.
Dhimbja e kokës grupore u zbulua se ndiqte një ritëm të qëndrueshëm cirkadian në 71% të pacientëve.
Kjo lloj dhimbje koke gjithashtu duket të jetë e lidhur me dy gjene të rëndësishme cirkadian, dhe pesë nga nëntë gjenet që rrisin gjasat për të vuajtur nga dhimbje koke grupore.
Ata që preken nga ky çrregullim gjithashtu kanë nivele më të larta të kortizolit dhe nivele më të ulëta të melatoninës.
Migrena shoqërohet gjithashtu me dy gjene të rëndësishëm që rregullojnë ritmet cirkadiane dhe 110 nga 168 gjenet e lidhura me migrenën shprehen sipas orës së brendshme të trupit.
Të sëmurët nga migrena kanë nivele më të ulëta të melatoninës në urinë se normalja, veçanërisht gjatë sulmeve.
/rtsh.al/