Pse dështuan klubet kosovare në garat evropiane? Flasin analistët
Lexohet për: 2 min.
topii
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Përveç skuadrës së Dritës së Gjilanit që mori një fitore në ndeshjen e parë të Ligës së Konferencës kundër Breidablikut, të gjitha skuadrat tjera kosovare dështuan në garat evropiane.

Ballkani u eliminua nga Liga e Kampionëve, Llapi nga Liga e Evropës ndërsa Malisheva nga Liga e Konferencës.

Një ecuri të tillë analistët po e konsiderojnë si dështim total. Analisti Alban Lumi për KosovaPress konsideron se paraqitja kaq e dobët e skuadrave kosovare në Evropë shpërfaq nevojën urgjente për të sjellë ekspertë të futbollit, por edhe trajnerë me përvojë nëpër klube.

Ndërsa komentuesi i sportit, Arbër Loxha, thotë për KosovaPress se pritjet nga skuadrat kosovare ishim dukshëm më të larta se kapaciteti i tyre real.

Trajneri i futbollit, Robert Gjeraj konsideron se ky dështim erdhi për shkak të ndryshimeve të mëdha që kanë bërë skuadrat në organizimin e tyre.

Gjithsesi, përfaqësimi i Kosovës në garat evropiane po vazhdon vetëm në Ligën e Konferencës, si kategoria më e ulët e një gare evropiane. Aty po marrin pjesë Ballkani, Drita dhe Llapi.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024