PSD me aksion simbolik para Qeverisë, përleshen me Policinë
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Partia Socialdemokrate (PSD) është përleshur fizikisht me Policinë e Kosovës gjatë një aksioni simbolik para Qeverisë së Kosovës, ku po shënonin në automjetet zyrtare “Veç 2-3 minuta”.

Ky aksion erdhi pas publikimit të audio-incizimeve në media të shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, e cila dëgjohet duke biseduar me ish-deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq.

Aktivistët e PSD-së kanë kërkuar dorëheqjen e Qeverisë Kurti, pasi sipas tyre ka bashkëpunuar me Listën Serbe në mënyrë të fshehur.

Aktivisti i kësaj partie, Nol Nushi ka thënë se ndërhyrja e Policisë për të mos i lënë për të kryer aksionin është i papranueshëm.

Edhe sekretarja e kësaj partie, Teutë Rrusta u shpreh e shqetësuar lidhur me përleshjen që ndodhi me Policinë e Kosovës.

Sipas saj, shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila është koordinuar me Listën Serbe për Ligjin për paga të veteranëve.

Derisa tha se dorëheqja është me e pakta që mund të bëjë kjo qeveri, Rrusta shtoi se kjo qeveri ka punuar fshehurazi me Listën Serbe.

Ndërsa, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka deklaruar se nuk ka menduar asnjëherë të vetme të jap dorëheqje për shkak të përgjimeve të publikuara të hënën në media. Derisa, ka shtuar se Slavko Simiq i Listës Serbe ka dashur “t’a kushtëzojë” ose “t’a kurthojë”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024