Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar me 82 vota kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Mazhoranca socialiste argumentoi në raportin e saj se pas largimit nga posti qeveritar, nuk qëndrojnë më pretendimet e SPAK-ut për masën e arrestit ndaj Ballukut, shkruan KosovaPress.
https://kosovapress.com/blindohet-parlamenti-ne-shqiperi-pritet-seance-e-tensionuar
Raporti i mazhorancës në Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve u paraqit nga deputeti socialist Ulsi Manja, i cili theksoi se socialistët janë kundër kërkesës së SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e Ballukut.
https://kosovapress.com/ps-ja-refuzon-kerkesen-e-spak-ut-per-belinda-ballukun
Ajo që ra në sy gjatë seancës së të enjtes, ishte prania e një gardisti në rreshtin ku qëndronte kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.