PS-ja refuzon kërkesën e SPAK-ut për Belinda Ballukun
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
PS-ja refuzon kërkesën e SPAK-ut për Belinda Ballukun
PS
09/03/2026 - 11:21
Linku u kopjua

Partia Socialiste ka refuzuar kërkesën e SPAK-ut për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-zv.kryeministres së Shqipërisë, Belinda Ballukut.

Grupi Parlamentar i PS-së e ka refuzuar këtë kërkesë duke argumentuar se nuk e pengon hetimin.

GP-ja e Partisë Socialiste u mblodh sot për të diskutuar pikërisht këtë çështje.

Aty u tha se “nuk ka vend për dhënien e autorizimit për zëvendësimin e masës së sigurimit personal, atë të ndalimit të daljes jashtë shtetit, me masën më të rëndë të arrestimit me burg apo në shtëpi”, shkruan Tch, transmeton KosovaPress.

Balluku akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për abuzime me miliona euro me tenderat në disa projekte infrastrukturore në Shqipëri.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026