Protestojnë punëtorët e “Prishtina Parking”, paralajmërohet grevë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Protestojnë punëtorët e “Prishtina Parking”, paralajmërohet grevë
cc72042c-07e7-4761-aef0-48a46fcb17b3
16/03/2026 - 14:56
Linku u kopjua

Tash e tre vite, sindikatës së ndërmarrjes “Prishtina Parking” nuk po u plotësohen kërkesat  e tyre për rritje page dhe shujta.

Në një protestë të sindikatës, ata shprehën pakënaqësitë e tyre ndaj menaxhmentit të kësaj ndërmarrjeje për mos plotësim të kushteve. Një shqetësim tjetër i tyre ishte edhe sigurimi shëndetësor, për të cilin po ndahen paratë nga paga dhe nuk po paguhet.

Kryetari i Sindikatës së ndërmarrjes “Prishtina Parking”,  Flamur Hajdari tha se si përgjigje nga ana e tyre është se ndërmarrja është në krizë financiare.

Ndërsa, anëtari i kryesisë se sindikatës, Safet Zuka tha se pas protestës një orëshe do të vazhdojnë përsëri punën.

E sekretari i sindikatës, Drilon Dugolli shprehi shqetësimin për sigurimet shëndetësore.

Dugolli bëri të ditur se kanë kërkuar edhe nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama për një takim porse nuk kanë marrë ndonjë përgjigje.

Ata paralajmëruan edhe një protestë dhe nëse nuk ftohen në takim thanë se do të hynë në grevë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026