Edhe pse paga e tyre nuk po rritet dhe shujtat nuk po paguhen, ata po vazhdojnë të kryejnë edhe punë të tjera, të cilat nuk janë në kontratat e tyre të punës.
Nga kontrollerë, punëtorët e Ndërmarrjes Publike Lokale, Prishtina Parking kanë kaluar edhe në bllokim, me kërcënime në vazhdimësi se nëse nuk nënshkruajnë aneks kontratën, të njëjtit do të largohen nga puna.
Nënkryetari i Shoqatës Sindikale e punëtorëve të N.P.L Prishtina Parking, Valon Sojeva, gjatë protestës të realizuar sot para zyrave të kësaj ndërmarrje, ka thënë se Prishtina Parking ka pasur një nënkontraktorë, kompani private për bllokimin, e cila ka pasur kontratën 350 mijë euro dhe sipas tij është ndërpre.
Prej kur është ndërprerë kontrata me këtë kompani private, Sojeva ka shtuar se përgjegjësia e tyre ka kaluar tek punëtorët e Prishtina Parking-ut.
Ani pse kompania ka sjell vetura me katër ulëse, që është kërkuar nga punëtorët e saj, të njëjtin nuk e kanë asistencën e Policisë së Kosovës dhe po vazhdojnë edhe rolin e policëve, që sipas Sojevës është një rrezik shumë i madh në terren.
Gjithashtu, orari i punës është rritur prej 6 orëve në 8 orë punë.
Nëse kërkesat e tyre nuk do të plotësohen, atëherë Shoqata Sindikale e punëtorëve të N.P.L Prishtina Parking, do të vazhdoj të protestojë në vazhdimësi.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...