Protestohet në Kosovë për Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 javë më parë
Linku u kopjua

Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, janë paralajmëruar protesta e aksione simbolike.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës, ka paralajmëruar protestë në shenjë pakënaqësie ndaj mësimdhënësve dhe punëtorëve të tjerë.

Sipas njoftimi të lëshuar nga SBAShK-u tubimi i protestuesve do të bëhet nga ora 10: 30 deri në orën 11:00 në oborrin e Bibliotekës Kombëtare për të vazhduar deri te ndërtesa e Qeverisë.

“Në orën 11 fillon marshimi drejt MASHTI-t. Protestuesit këtu ndalën 5 minuta e pastaj vazhdojnë në koristë në anën e djathtë drejt Konvikteve. Nga aty vazhdojnë marshimin drejt Katedrales e nga aty drejt Hotel ‘Grand’ dhe sheshit ‘Zahir Pajaziti’ për të vazhduar nëpër shesh deri te ndërtesa e Qeverisë”, thuhet në njoftim.

Përveç protestave për ditën e sotme, janë paralajmëruar edhe disa askione simbolike.

Rinia Demokratike e Kosovës pritet të zhvillojë një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës në orën 10:00.

Gjithashtu, edhe Blloku Feminist Antikapitalist organizon marsh protestues për Ditën e Punëtorëve në orën 12:00.

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,347
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024